Ministry of Economy, Culture and Innovation

PËRSHKRIMI I VEPRIMTARISË KULTURORE

Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër ka si qëllim kryesor mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e vlerave më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh; pasqyrimin më të gjerë të të gjitha gjinive të folklorit dhe vlerave të tij; evidentimin e krijimeve folklorike, me karakter improvizues, lojërave me karakter imitativ, pantonimik e humoristik, krijimeve që lidhen me festat tradicionale popullore dhe ato me karakter ritual; si dhe, risjelljen në vëmendje të krijimeve më të lashta duke ruajtur pastërtinë burimore.
Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën “Festivali Kombëtar i këngës, muzikës dhe valles”. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në Kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar, respektivisht në vitet 1973, 1978, 1983, 1988. Në vitin 1995 FFK u zhvillua në Kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 FFK rikthehet në qytetin muze të Gjirokastrës. Edhe në vitet 2004 dhe 2009 FFK u zhvillua në qytetin muze të Gjirokastrës, ku morën pjesë gjithsej rreth 1200 artistë përfaqësues të të gjitha qarqeve, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe nga Diaspora. Në vitin 2015 Festivali u festua po në Gjirokastër .
Realizimi i FFK eshte parashikuar te zhvillohen në datat 24 Qershor – 2 Korrik, 2023.
Ky Festival do të ngjisë në skenë rreth 1200 artistë nga vendi e bota përgjatë 8 netëve. Në festival do të përfaqësohen të gjitha qarqet e vendit me grupet më të mira folklorike, bazuar në një përzgjedhje nga ekspertë të fushës në fazën paraprake të realizimit të këtij Festivali.

Përgjatë festivalit do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme të cilat do të rrisin jetën kulturore të qytetit duke krijuar një akses më të madh pjesëmarrjeje qytetarësh vendas e të huaj në to.

Objekt i kësaj thirrjeje është realizimi i shërbimeve dhe produkteve të kërkuara në kuadër të implementimit të tij.

 

SHPALLJA E KONKURIMIT PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR GJIROKASTËR

 24-Qershor- 2 Korrik 2023”

1.Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor:

Emri: Ministria e Kulturës

Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë

E-mail:   info@kultura.gov.al

Ueb-faqe: www.kulura.gov.al

 

2.Objekti : Realizimi i projektit “ Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër”

24 Qershor – 2 Korrik 2023

 

3.Fondi limit: 101.576.200 lekë

 

4.Data e publikimit të konkurimit: 02.06.2023

 

5.Afati i fundit i depozitimit të ofertave: 06.06.2023 ora 15:00 pranë zyrës të protokollit në Ministrinë e Kulturës.

 

Dokumentacioni:

 

Kritere te pergjithshme dhe te vecanta

 

Karrige:

Tabela Specifikime

Publicitet-Dekor:

Dokumentari

Materiale dekori & Publ. Lista per oferta

SPOT

Raideri

Rider teknik FFKGJ 2023 – Cmime

Shpjegimi

Shërbime sigurie dhe pastrimi:

Shpjegim

Tabela e rojeve dhe pastrimit

Skenografia:

Narativa

Planimetri Skena e FFKGJ

Preventivi

Skenografia 3 D

Akomodimi + Transoprt + Shoqerues Grupesh + Salle me qera:

Hoteleri Akomodim +trajtim ushqimor

Salle me qera

Shoqerues Grupesh

Transport Konkursi{:}