Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE VENDI VAKANT

 

 

Në zbatim të Ligjit 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 139, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shpall konkursin për pozicionin e punës:

 

  • Punëtor Mirëmbajtje, Sektori i Himarës

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin si më sipër, është:

 

–     Realizimi i punimeve koherente si: heqje vegjetacioni, punime te ndryshme ndërtimi, restaurime, pastrime, punë mirëmbajtëse etj…

 

Kriteret e përgjithshme:

 

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

 

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;

 

  • Të mos jëtë në ndjekje penale nga ana e organeve të prokurorisë apo gjykatës;

 

  • Të jëtë i aftë për punë (raport për aftësi në punë);

 

Kriteret e veçanta:

 

  • Mundësisht të jetë banor i Himarës apo fshatrave përreth saj;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare, pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

 

– Letër motivimi për pozicionin e punës;

 

– Jetëshkrimin e tij/saj;

 

– Fotokopje e dwftesws e njehsuar me origjinalin dhe  listë e notave e njehsuar me origjinalin.

 

– Fotokopje e njehsuar e librezës së punës;

 

– Çertifikata, kualifikime, dëshmi, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njehsuara me origjinalin;

 

– Raport i gjendjes shëndetsore, që vërteton aftësinë për punë;

 

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);

 

– Fotokopje e letërnjoftimit.

 

Dokumentacioni i kërkuar, të dorëzohet brenda datës 10.02.2023.{:}