Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shpallen 5 veprat më të mira të përzgjedhura në kuadër të Konkursit për Kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë 2022.

+-

Në vijim të konkursit të zhvilluar në kuadër të përkujtimit dhe në nderim të figurës qendrore të fondit muzikor shqiptar, ikonës shqiptare të muzikës, kompozitori Çesk Zadeja, me rastin e 95- vjetorit të lindjes dhe 25- vjetorit të ndarjes nga jeta, Ministria e Kulturës shpall veprat e përzgjedhura të konkursit të krijimtarisë muzikore shqiptare, me autorë të karrierës, bazuar në Vendimin e Komisionit Ndërkombëtar, si dhe Urdhrit të Ministrit të Kulturës me nr. 823 prot, datë 24.11. 2022, mbi “Miratimin dhe njoftimin publik të 5 veprave më të mira të përzgjedhura nga komisioni ndërkombëtar, në kuadër të konkursit për kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë 2022”.

 

Komisioni ndërkombëtar, bazuar në cilësitë dhe shprehitë artistike të secilës vepër të paraqitur nga kompozitorët e karrierës, doli me Vendimin se veprat më të mira të përzgjedhura në kuadër të konkursit për “Kompozitorët e karrierës “Çesk Zadeja”, Edicioni i parë, 2022  janë si vijon:

 

  1. Partitura me Kodin: S234DEFG, me autor Thoma Simaku
  2. Partitura me Kodin: 12358, me autor Vasil Tole
  3. Partitura me Kodin: TDTE2009, me autor Endri Sina
  4. Partitura me Kodin 2106, me autor Ajet Çekiçi
  5. Partitura me Kodin 1951, me autor Aleksandër Peçi

 

 

Komisioni ndërkombëtar i përbërë nga:

 

  1. Valton Beqiri- Kompozitor, (Kosovë), Kryetar
  2. Fatos Lumani- Kompozitor, (Maqedoni), Anëtar
  3. Gëzim Gjekaj- Kompozitor, (Mali i Zi), Anëtar

{:}