Ministry of Economy, Culture and Innovation

Pa drite KV final poeter A3 preview

Ekspozita “PA DRITĒ” konsiston në ngritjen e një hapësire të pērkohshme ekspozimi, që ka për qëllim t’u ofrojë personave me nevoja të veçanta shqisore (të verbērve), një mundësi njohjeje me një pjesë të trashëgimisë arkeologjike. Ekspozita, që u realizua duke riprodhuar 27 artefakte dhe objekte të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Arkeologjik i Durrēsit, u jep mundësinë personave të verbër t’i perceptojnē këto artefakte nëpërmjet të prekurit. Çdo objekt do të shoqērohet me një didaskali (një shënim shpjegues) i cili do të jetë i shkruar nē alfabetin braille, në mënyrë që të përcillet edhe çdo informacion lidhur me to, duke pērfshirē periudhën, materialin si dhe përmbajtjen e tyre. Nisma u realizua në bashkëpunim me specialistët e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Arteve si dhe të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës. Ekspozita titullohet “PA DRITË” dhe do të jetë e pa ndriçuar. Ekspozita është konceptuar në mënyrë të tillë që të gjithë vizitorët dhe të interesuarit ta shijojnë materialin e ekspozuar vetëm nëpërmjet shqisës së të prekurit.
Kjo ekspozitë realizohet nëpërmjet “Neë Politics” dhe bëhet e mundur me mbështetjen nga:
Ministria e Kulturēs, DIGITALB, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisē dhe Muzeu Arkeologjik i Durrēsit.
15 tetor 2015, ora 11:00, Muzeu Arkeologjik, Durrës{:}