Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Kein Kinderspiel”: Punishte e përkthimit nga gjermanishtja të letërsisë për fëmijë e të rinj

23 deri më 28 gusht 2015 fondacioni Robert Bosch dhe shoqata e letërsisë për të rinj Arbeitskreis für Jugendliteratur e.V. ftojnë tashmë për të gjashtën herë përkthyes të letërsisë për fëmijë dhe të rinj nga gjermanishtja për të marrë pjesë në një punishte në shtëpinë Elsa-Brandström-Haus në Hamburg. Punishtja pesëditëshe me titullin domethënës “Kein Kinderspiel!” (Jo lojë për fëmijë!) u mundëson deri në 15 përkthyesve letrarë nga gjermanishtja që të diskutojnë për tendencat aktuale të letërsisë për fëmijë dhe të rinj dhe sfidat specifike të përkthimit të saj.

Punishtja u adresohet përkthyesve që përkthejnë kryesisht letërsi për fëmijë e të rinj nga gjermanishtja në gjuhët e tyre amtare. Punishtja është e hapur për kandidatë nga të gjitha gjuhët. Por në fokus janë përkthyesit që vijnë nga gjuhët ‘e vogla’ si dhe nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, nga Afrika e Veriut dhe Turqia. Afati i fundit i aplikimit është data 2 maj 2015.

Më shumë info: www.traduki.eu{:}