Në datën 12 maj 2014, Ministria e Kulturës shpalli ‘Thirrjen për projekt-propozime’ në fushat e artit dhe kulturës. Kjo thirrje u mbyll në datën 30 maj 2014. Ditën e djeshme, në datën 30 qershor 2014, u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura.
Kolegjumi, i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës, gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjale shqyrtoi 109 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 36, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, që janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës – veçojmë këtu inovacionin, edukimin përmes artit dhe kulturës, kreativitetin dhe përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike, dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës.
Duke qenë se numri i projekt-propozimeve të paraqitura gjatë kësaj thirrje qe i konsiderueshëm, dhe vetë projekt-propozimet e paraqitura të një cilësie të konkurueshme, fondi në dispozicion të kësaj thirrje është rritur nga 12,000,000 ALL në 18,000,000 ALL.
Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të proceduar me hapat e mëtejshëm.
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, në rend alfabetik, është si më poshtë vijon:
TITULLI I PROJEKTIT | APLIKANTI |
“Ambsadorë shkrimtarë dhe shkrimtarë ambasadorë” | Qendra UET |
“Antologji e letërsisë për fëmijë 2000-2014” | Pandeli Koçi |
ART-DIALOG-s | Qendra Zeta |
” Arti nëpërmjet riciklimit “ | Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) |
” Artistë dhe humanistë “ | Qendra ” Fëmijët Sot ” QFS |
” Bibloteka e artit bashkëkohor “ | Tirana Art Lab – Qendër për artin bashkëkohor |
Botim i përmbledhjes me poezi ” Nisu në njerëz “ | Edmond Sylari |
Botim i “Thimi Mitko Fjalor Shqip-Greqisht, Greqisht-Shqip” | Dhori Qiriazi |
” Bunkerët e Shqipërisë “ | Qendra ” Art, Kulturë, Integrim “ |
“CD – Këngë qytetare shqiptare dhe arie klasike të huaja dhe shqiptare” | Gaqo Çako |
” Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit – 2013 “ | Shtëpia Botuese Toena |
“Creativecity.al: Platforma e qytetit virtual artistik, krijues, inovator dhe sipërmarrës” | Instituti Adriapol – Smart and Creative Development |
“Dritarja virtuale mbi artin dhe muzikën e kryeqytetit” | Ermir Puka |
” Editoria dhe qasja e lexuesit në librin e printuar në Shqipëri “ | Shoqata e Botuesve Shqiptarë |
” ERRAPHIS – filoperformancë, dokumentar artistik. “ | Gentian Koçi |
“Give the Children of Albania a Chance to Dance” | Altin Kaftira |
“Kërkim mbi shpërndarjen e informacionit mbi tregun kulturor nëpërmjet medias në Shqipëri” | Delta Publicity |
” Koncert me muzikë të L. Bocherinit me sopranon Suzana Frashëri “ | Suzana Frashëri |
” Koncert sinfonik pianistik me orkestrën sinfonike të RTSH “ | Redi Llupa |
” Laborator arti gjithëpërfshirës “ | ART LINK |
“Jazz & Wine” | Eda Zari |
” Ndërtimi i muzeut virtual në kujtim të viktimave të krimeve të komunizmit – www.muzeuimemories.com “ | Instituti Shqiptar i Studimeve Politike |
” ORËT – Operete “ | Fondacioni PELOD |
” Përdorimet politike të trupit: Filozofi, antropologji, estetikë “ | Orgest Azizaj |
” Pietro Marubi – Modestia që lodh përtejkohën “ | Besim Fusha |
” Shkrimi i ri dhe teatri postdramatik (Atelie nga Jeton Neziraj) “ | Adonis Filipi |
” Shopping… Shfaqje teatrore, e autorit Mark Ravenhill” | Fatos Berisha |
” Të gdhendim të ardhmen “, Simpoziumi ndërkombëtar i Skulpturës – Shqipëri 2014 | Genti Tavanxhiu |
” Teatri rrugës drejt spektatorit “ | ” Shoqata e artistëve të rinj të skenës “ |
” Turne Recital i Orkestrës Filarmonike Mbarëshqiptare si pjesë e stinës koncertale 2014/2015 të kësaj orkestre “ | Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare |
” Turneu Veror i Talenteve të reja “ | Fondacioni ” Dritan Hoxha “ |
“Udhëtimi i mrekullueshem i Patrik Forsajt” | Shoqata ” Broadway Albania “ |
” Vanja dhe Sonja dhe Masha dhe Spajk ” – komedi e zezë nga Christopher Durang | Fondacioni Blu Epidamnus |
” Vepra Poetike e Fatos Arapit “ | Toli Arapi |
” Viola Solo në muzikën shqiptare “ | Arben Llozi |
” Zarabanda Plus “ | Lumturi Blloshmi |
{:}