Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e KulturësMinistria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në mbështetje të kuadrit ligjor shpall konkurs kombëtar për “Realizimin e  logos kombëtare për 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë”. Logoja për 70 vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë të gjitha evenimentet zyrtare të Institucioneve Qëndrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e prvjetorit të Vitit Jubilar.
Në tërësinë e tyre, festimet e 70-vjetorit, duke marrë referencë nga një periudhë e rëndësishme e historisë shqiptare, do të vihen në shërbim të së ardhmes evropiane të vendit. Mesazhet e luftës së shqiptarëve për liri janë plotësisht evropiane dhe për këtë arsye përkujtimi dinjitoz i 70 Vjetorit të Çlirimit është një moment i rëndësishëm për të nxitur energjitë e vendit drejt integrimit evropian në këtë vit, jo vetëm shumë simbolik për të shkuarën e Evropës, por edhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Festimet në këtë përvjetor do të kenë si synim edhe përafrimin e kësaj ngjarjeje historike me rininë.
Logo do të duhet të realizohet në këtë frymë.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
1. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, studentë, dhe artistë të rinj,
2. Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit.
3. Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup.
4. Punimi i Logos, së 70-Vjetorit te Çlirimt, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Detyra e Projektimit:
1. Punimi duhet të jetë shprehje artistike e konceptimit të një logoje, që përkujton 70-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Punimi mund të paraqitet:

  • I punuar me ngjyra mbi letër.
  • I printuar nga kompjuteri.
  • Secili prej këtyre formateve duhet të paraqitet dhe në formë elektronike.

Punimet duhet të dorëzohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri më datë 02 Qershor 2014. Juria shqyrton punimet më datë 03 qershor 2014.
Më datë 03 qershor 2014, ditën e martë, do të shpallet fituesi i Konkursit, nga Juria në mjediset e GKA, Tiranë.
Vlerësimi artistik i Çmimit fitues është 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksat e aplikueshme.
Boceti fitues do të bëhet pronë e fondit të GKA, Tiranë.
Me përfundimin e Konkursit dhe shpalljes së bocetit fitues, ndërmjet artistit dhe GKA, Tiranë lidhet Kontrata për Pagesën ku subjekti fitues në bazë të Ligjit Nr.9380,  dt.28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9 , pika c”, nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e Shtetit Shqiptar.{:}