Ministry of Economy, Culture and Innovation

kalendari i aktiviteteve

Projekt per konkursin per te drejtat e autorit

Nesër në ambjentet e shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër më datë 22 prill 2014, ora 10:00 do të organizohet Konkursi kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjecar dhe ato të mesme për Qarkun e Tiranës.

Në të njëjtën ditë më 22 Prill 2014, në Durrës, në ambjentet e qendrës Kulturore të Fëmijë në ora 13:00 do të zhvillohet konkursi me shkollat e përzgjedhura për të qënë pjesë e këtij aktiviteti.
Po në këtë datë më më 22 Prill 2014, në Tiranë, në ambjentet e shkollës “17 Shkurti” Qesarakë në ora 13:00 do të zhvillohet konkursi me shkollat e përzgjedhura për të qënë pjesë e këtij aktiviteti.

Po në këtë datë më më 22 Prill 2014, në Korçë, në ambjentet e Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë në ora 10:00 do të zhvillohet konkursi me shkollat e përzgjedhura për të qënë pjesë e këtij aktiviteti.

Ky aktivitet vjen në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill.

Për sa më lart, në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për respektimin dhe mbrojtjen e krijimitarisë së mendjes njerëzore, ZSHDA ndër të tjerash ka vendosur të organizojë këtë aktivitet, i cili konsiston në një konkurs me rreth 50 pyetje nga fusha e të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale në tërësi, që do të zhvillohet në qarqet kryesore të vendit me shkollat e mesme dhe ato të ciklit 9 –vjecar (klasat e 8-ta dhe të 9-ta) ne nivel Drejtorie Arsimore Rajonale.

Aktiviteti zhvillohet nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës dhe do të kryhet gjatë gjithë muajit prill, me qëllim sensibilizimin e publikut të gjerë me koncepte dhe çështje të të drejtës së autorit.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Pikërisht, ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2010-2015. Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.

Konkursi final midis shkollave të vendit do të finalizohet në Tiranë më datë 25 Prill 2014, ku do të shpallen dhe fituesit e kësaj gare dhe do të shpërndahen dhe çmime simbolike.

Të gjitha shkollat pjesëmarrëse do të pajisen me një çertifikatë.

Ky aktivitet i rëndësishëm u bë i mundur më mbështetjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Abcom, Microsoft, International Chamber of Commerce ( ICC) –Albania, Univers Promotion etj.{:}