Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPERISË
MINISTRIA E KULTURËS
DREJTORIA RAJONALE E KULTURES KOMBETARE
Gjirokastër

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, DRKK Gjirokastër, shpall konkursin në këtë pozicion:

Specialist Administrator i Qendrës Historike UNESCO

Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:

Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin

Të ketë formim/edukim profesional të lartë në një nga fushat që vijojnë: Arkitekture, Ing. Ndertimi, Edukim, Filologji, etj..

Të ketë titull “Master i Shkencave” apo një titull të barazvlefshëm me të, në një nga fushat e mësipërme.

Të ketë përvojë të paktën 3 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën 2(a).

Të provojë në mënyrë të dokumentuar specializime/trajnime në fushën e trashëgiminë kulturore.

Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze (me shkrim dhe me gojë),

Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qendrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë për të promovuar trashëgiminë Kulturore dhe arritjet e saj në nivel rajoni dhe jo vetëm me institucionet dhe partnerët qendrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.

Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.

Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.

Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi në shqip dhe anglisht

Të jetë rezident në qytetin ku ndodhet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore përkatëse.

3. Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës, 14 / 04 /2014 pranë Zyrës së Protokollit në DRKK.{:}