Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kalendari i perbashket kulturor Shqiperi Kosove

 

Në vijim të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive në Prishtinë e Prizren dhe pas takimit të 22 nëntorit të vitit të kaluar mes ministrave të Kulturës, Kumbaro dhe Krasniqi,  në datën 13 shkurt në Tiranë u organizua takimi “Kultura – hapësira jonë e përbashkët”. Ky ishte takimi i parë i nivelit ministror, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro Furxhi dhe ministrit Memli Krasniqi.

Takimi u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Arteve, me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve artistike e kulturore të të dy vendeve. Në përfundim të takimit u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilit është themelimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve tona.
Të dyja ministritë propozojnë aktivitetet kulturore (duke marrë propozime nga institucionet përkatëse), koordinojnë dhe marrin përsipër detyrimet financiare që lidhen me zbatimin e aktiviteteve. Protokolli i bashkëpunimit u lidh për një periudhë katërvjeçare dhe propozon aktivitetet kulturore çdo fillimviti.

Kalendari i përbashkët kulturor nisi menjëherë në datën 14 shkurt në Prishtinë, me ekspozitën e fototekës “Marubi”, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës, “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”. Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin edhe ministrat Kumbaro dhe Krasniqi.

 

 

 Aktivitetet dhe në Facebook: facebook.com/events/1404986449772862

 

BULETINI INFORMATIV TË MINISTRISË SË KULTURËS #6

kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/buletinin-informativ-te-ministrise-se-kultures-6

MARUBI, NGJARJA E PARË E KALENDARIT KULTUROR SHQIPËRI-KOSOVË

kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/marubi-ngjarja-e-pare-e-kalendarit-kulturor-shqiperi-kosove

EKSPOZITA MARUBI NË PRISHTINË “OBJEKTIVI I LËVIZSHËM I NJË ARKIVI”

kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/ekspozita-marubi-ne-prishtine-objektivi-i-levizshem-i-nje-arkivi

TAKIMI I PARË MES INSTITUCIONEVE TË KULTURËS DHE ARTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

kultura.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/takimi-i-pare-mes-institucioneve-te-kultures-dhe-artit-te-republikes-se-shqiperise-dhe-republikes-se-kosoves

TAKIM I MINISTRES ZNJ. MIRELA KUMBARO FURXHI ME MINISTRIN E KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE TË KOSOVËS, Z. MEMLI KRASNIQI

kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/takim-i-ministres-znj-mirela-kumbaro-furxhi-me-ministrin-e-kultures-rinise-dhe-sporteve-te-kosoves-z-memli-krasniqi{:}