Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS
QENDRA KOMBETARE E INVENTARIZIMIT TE PASURIVE KULTURORE
_______________

Datë,  27/03/2014
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, QKIPK shpall konkursin në këtë pozicion :
Specialist  – Sektori i katalogimit dhe i botimeve:
Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët :
a) Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
c) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
e) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:  Specialist – Sektori i katalogimit dhe i botimeve:
a) Të ketë formim/edukim profesional  të lartë në një nga fushat që vijojnë: histori, arkeologji, arte, arkitekturë ose ne nje dege te perafert me to. (Preferohet titull “Master i Shkencave” )
b) Të ketë përvojë të paktën 3 vjeçare pune ne fushen e katalogimit.
c) Te kete te pervoja trajnimi ne fushen e trashegimise kulturore.
d) Të ketë aftësi te mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
e) Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
f) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
g) Të zoteroje te pakten një nga gjuhët kryesore të huaja (te dokumentuar).

3. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës,   31/03/2014, ora 10.00, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrine e Kultures.{:}