Ministry of Economy, Culture and Innovation

Më datë 10 Mars 2014 në ambientet e Ministrisë së Kulturës u zhvillua mbledhja e rradhës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, në të cilin midis të tjerave u shqyrtua praktika e shumëpërfolur e Rijetëzimit të Kalasë së Lezhës.
E gjithë praktika, e zhvilluar në dy faza të ndara secila nga njëra – tjetra, kishte të bënte me procedurën e miratimit të projektit teknik të rijetëzimit të Kalasë Lezhë dhe me procedurën e ndjekur nga ish Ministria Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e kësaj zone.
Pse e theksoj që të ndara,
pasi janë dy procedura të cilat që të arrihet qëllimi që parashikon ligji për rijetëzimin duhet të pararendin njëra – tjetrën:
– Në fillim zgjidhet konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti i tij.
Ndërkohë ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurrentit dhe të paraqitej një projekt për tu zhvilluar është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit.
Që tregon më së mirë që kemi të bëjmë me një procedurë fiktive për të legjitimuar një shkelje ligjore.
I. Procedura e dhënies me qira të Kalasë Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në:

mos legjitimimin e ish MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalasë së Lezhës kur KKR aprovoi projektin, dhe vetëm pasi i kishte kryer këto procedura, del VKM për kalimin e administrimit nga bashkia te MK.

Theksojmë se që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetëzimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të kësaj të fundit për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrencës ku u paraqit vetëm një kandidat, natyrisht subjekti i projektit  të aprovuar tashmë më parë, nuk u mbyll e nuk kemi asnjë akt që të dekalorjë fituesin.

II. Në lidhje me projektin e rijetëzimit të Kalasë Lezhë, theksojmë se ky projekt nuk është hartuar në kuadër të procedurës së rijetëzimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshëm cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik.
Për sa i takon Vendimit të fundit të marrë nga KKR për çështjen ‘Kalaja Lezhë’ që mban nr. 15, datë 10.5.2013 duhet të theksoj që ai vjen në kundërshtim ligjor pasi zbardhja e Vendimit nuk ka paraqitur vullnetin dhe vendimmarrjen e  anëtarëve të KKR-së.
Për sa më sipër: KKR Vendosi:
Bazuar në nenin 116 të kodit të Procedurave Administrative, Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Vendim i KKR nr. 15, datë 10.5.2013 , për sa argumentuar më lart.
Në lidhje me procedurën fiktive të përzgjedhjes së konkurrentëve për zhvillimin e rijetëzimit në cilësinë e Ministrit të Kulturës:
Bazuar në nenin 116 dhe në vijim të Kodit të Procedurave Administrative vendosa Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Urdhër të Ministrit nr. 27 date 1.2.2011 “Për rijetëzimin e kalasë Lezhë”, si dhe Anulimin e procedurës se Rijetëzimit si një procedurë të hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sa argumentuar më lart.

 

Vendimet për mbrojtjen e disa monumenteve:

1. Propozim për shpallje monument kulture, “Fortifikimin e një banese feudale” në rrugën Thoma Kalefi, Elbasan.

2. Propozim për shpallje ansambël historik parku Geraldinë në qytetin e Burrelit.

3. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e kishës së Çiflikut, Sarandë.

4. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit.

5. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës.

6. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport, (Aulonë), Vlorë.

7. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë.

8. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë.

9. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi, Vlorë.

10. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë.

Vendosa në mbrojtjen e parkut ‘Gerladina’ të Burrelit, kërkesë që vjen nga vetë Bashkia, për t’u pershendetur!!!{:}