Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Kulturës njofton të gjithë aplikantët që kanë paraqitur projektet për vitin 2014, se, për shkak të volumit shumë të madh të propozimeve të paraqitura, shtyhet afati i vlerësimit përfundimtar të projekteve.
Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet u hap më datë 14 janar-14 shkurt 2014. Pranë kësaj ministrie janë paraqitur 247 projekte. Fondi për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin, kulturën dhe/ose trashëgiminë kulturore.
Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht, ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të zhvillohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se propozim-projektet e paraqitura gjatë vitit 2014 duhet të përfundojnë brenda muajit dhjetor të po këtij viti.
Data e shpalljes së projekteve fituese do të jetë 20 mars 2014.{:}