Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=9879]

Përfundoi në Tiranë mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të projektit arTVision me partnerët të udhëhequr nga Qarku i Pulje-s – Zyra për Politikat për Promovimin e Territorit, Dijeve dhe Talenteve. Partnerët e tjërë janë: Fondacioni Pino Pascali Muze i Artit Bashkëkohor; Qarku i Veneto-s – Drejtoria për Veprimtaritë Kulturore dhe Spektaklin; Akademia e Arteve të Bukura e Venecia-s; Ministria e Kulturës e Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike i Cetinje-s – Mali i Zi; Ministria e Kulturës e Shqipërisë; Universiteti i Arteve Tiranë – Shqipëri; Kanal RI – TV kroat; Konteja Bregdetare-Malore – Kroaci. Janë partnerë të anëtarësuar: Euroneës; Artribune; Servizi italiani.net S.r.l.; Radio Televizioni i Malit të Zi; RTV Ora News–TV shqiptar. Gjatë dy ditë të takimit, u përcaktuan konkretisht të gjitha etapat operative të projektit; ku u ra dakort për përzgjedhjen, modalitetet si dhe përmbajtjen e produkteve dhe prodhimeve audiovizuale; si dhe u diskutua mbi një plan afatagjatë për të bërë të mundur vazhdimësinë e projektit.

Specifikisht, u ra dakort që deri në përfundim të projektit, Mars 2014, do të realizohen:

• 150 produkte audiovizuale origjinalë, të krijuara nga 5 trupat televizive që do të operojnë në secilin shtet partner;

• 15 prodhime audiovizuale origjinale të prodhuar nga të rinj profesionistë;

• 5 “Light residence”, rezidenca artistike të cilat do të përfshijnë 30 artistë studentë të Akademive, nga shtetet partnere, të cilat do të realizojnë 5 “art shoë” të mbështetur nga 5 artistë me famë ndërkombëtare;

• disa evente të artit bashkëkohor dhe ekspozita “Art in port” në qytetet portuale të Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Rajonit të Puglia-s dhe Rajonit të Veneto-s;( artistë të përzgjedhur nga secili partner)

• Objektivi kryesor i projektit ArtVision është mbështetja dhe promovimi i artit bashkëkohor përmes përdorimit strategjik të komunikimit dhe punës në rrjet ndërkufitar.

Arti bashkëkohor shqiptar do të pasqyrohet përmes produkteve audiovizualë që do të realizohen enkas për këtë projekt dhe, në ndryshim nga shfaqjet live gëzojnë përparësitë e komunikimit specifik dhe për një kohë të pakufizuar me publikun e tyre.

Arti bashkëkohor shqiptar do të komunikojë, do të transmetohet, do të përhapet nëpërmjet kanaleve transmediale të komunikimit si: TV ekzistuese, Ëeb TV, Rrjete Muzeumesh e Galerish të Arteve Pamore, Festivale të tipologjive të ndryshme, Rrjete sociale, Multiplatforma, Smartphone…etj, fillimisht në një hapësirë që përfshin shtetet të cilat lagen nga deti Adriatik e më tej edhe përtej këtyre kufijve.
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Kulturës

“Jemi në një fazë të rëndësishme të projektit ArTVision, i cili tani po fillon të konceptohet dhe po merr format konkrete të realizimit për vitin 2014-2015.

Ministria e Kulturës me këtë projekt angazhohet të krijojë hapësira të reja, madje e quan detyrë të krijojë  ‘tokën’ e realizimit të produkteve artistike. Kjo është një qasje e re e politikës kulturore të kësaj Ministrie, për të përkthyer në vepra konkrete idetë, nismat dhe bashkëpunimet rajonale dhe më gjerë. Një shembull i kësaj politike  për një kulturë pa kufij është edhe angazhimi i Ministrisë së Kulturës në progamin “Creative Europe”, “Traduki” dhe tashmë edhe “ArTVision”, sepse ne besojmë fort se nismat artistike, idetë e pasura artistike nuk mund të mbështeten vetëm nga fondet publike. Prandaj jemi të angazhuar të krijojmë terrene të reja rajonale, evropiane dhe më gjerë, për shprehje artistike të çdo fushe, ku konkurrenca e një tregu artistik më të gjerë do të tregojë se garanci mbetet cilësia artistike.

Ministria e Kulturës nuk është Ministria e monopoleve, as e grupeve të caktuara, por Ministria e dyerve të hapura, e cila ka për detyrë të mbështesë, krijojë hapësira të reja edhe përtej kufijve për  artistët shqiptarë. Garantojmë se kjo do të arrihet me angazhim politik, mbështetje financiare dhe në një komunikim të përhershëm me komunitetin artistik, siç dhe ka ndodhur  deri tani. I uroj punë të mbarë arTVision dhe mbetemi në pritje të rezultateve konkrete  të ideve që u hodhën në këtë takim dy-ditor”.

 

Z. Petrit Malaj: Rektori i Universitetit të Arteve

“Përmes projektit arTVision, Universiteti i Arteve jo vetëm konfirmon dëshirën dhe mundësinë për të qenë pjesë integrale e zhvillimeve të bashkëpunimeve në kuadër të programit IPA CBC, por ofron edhe kapacitetet e tij njerëzore në të tre Fakultetet e tij, atë të Muzikës, Arteve Pamore dhe Arteve Skenike, për të qenë një nga bashkëbiseduesit më të vëmendshëm dhe operativë si në drejtim të hartimit, organizimit apo bashkëprodhimeve kulturore të artit tradicional apo bashkëkohor, ashtu edhe në funksion të konsulencës dhe asistencës për institucione publike apo private dhe organizma të tjerë aktivë në fushën e kulturës dhe arteve, në të dy anët e Adriatikut.

Z. Francesco Palumbo: Drejtor i Zyrës për Politikat për Promovimin e Territorit, Dijeve dhe Talenteve në Qarkun e Puglia-s.

“Objektivi i Projektit arTVision është t’u japë vizibilitet më të madh veprave të realizuara në nivel lokal dhe ndërkombëtar, për t’i bërë ato të aksesueshme për një publik të gjerë nëpërmjet një kanali tematik transmedial në gjendje të ofrojë përmbajtje kulturore me origjinalitet dhe cilësi të lartë për gjithë gamën e arteve pamore bashkëkohore. Një kanal që do të shfrytëzonte rrjetet e komunikimit dhe infrastrukturat e mediave ekzistuese në vendet partnere dhe që do bënte të mundur ndjekjen pa pagesë të prodhimeve audiovizive të projektit. Në këtë kuadër konsiderojmë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin aktiv mes gjithë aktorëve politikë- bërës dhe teknikë për të integruar dhe promovuar politikat në fushën e kulturës dhe artit bashkëkohor në një kontekst rajonal dhe evropian”.

(foto:  Erion Kovaçi){:}