Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE KONKURSI PËR POZICIONET E MËPOSHTME NË AGJENCINË E SHËRBIMIT ARKEOLOGJIK – MINISTRIA  KULTURËS.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Përgjegjësi i Sektorit të Arkeometrisë dhe Konservimit

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Përgjegjësi i Sektorit të Arkeometrisë dhe Konservimit” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar (pasaporta).

b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë).

ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga institucionet e shëndetit).

d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi (dëshmia e Penalitetit).

dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin

1) Master shkencor në arkeologji, arkeometri, ose konservim arkeologjik

2) Mesatare e lartë në studimet universitare dhe pasuniversitare

3) Përvojë të dokumentuar në konservimin arkeologjik ose arkeometri

4) Të ketë 5 vjet eksperiencë pune në fushën e konservimit arkeologjik ose arkeometrisë

5) Pjesëmarrje në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare

6) Dëshmi e gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, italisht

7) Botime në revista shkencore të profilit përkatës

8) Cilësi të drejtimit të punës në grup

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 06.03.2014 (ora 16.30) pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Për informacion dhe pyejte rreth proçedurës:
Email: sekretaria.kka@gmail.com
Tel +355 42272171 (e Hënë – Premte, 10.00 – 14.00)
Adresa: Zyra e protokollit ASHA ne Min. e Kulturës.
Për adresën në hartë interaktive klikoni këtu
{:}