Ministry of Economy, Culture and Innovation

Hapet sot në Prishtinë ekspozita MARUBI: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi në datat 14.02.2014 – 14.03.2014 , kuruar nga Luçjan Bedeni dhe Zef Paci. Ekspozita do të shënoj gjashtë vjetorin pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ajo është organizuar në bashkëpunim me Fototeken Kombëtare “Marubi” në Shkodër. Hapja e ekspozitës do të bëhet të premten, më 14 shkurt 2014, në orën 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi.

Ekspozita “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi” është aktiviteti që hyn në programin zyrtar të shënimit të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe se kjo ngjarje madhore do të hap këtë program. Po ashtu, ekspozita dhe bashkëpunimi në mes të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Fototekës “Marubi “Shkodër” shënon bashkëpunimin e parë si zbatimi i kalendarit të përbashkët kulturor në mes të Ministrive të Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Fototeka Kombëtare “Marubi” ishte një studio e thjeshtë e cila u themelua nga italiani Pietro Marubbi i cili arriti në Shkodër në vitin 1855. Marubi në vitin 1856 hapi studion e parë fotografike në Shqipëri të quajtur Foto Studio Marubi. Më pas studio do të vazhdonte krijimtarinë nga Mati Kodheli dhe Kel Marubi të cilët ishin dy fëmijë të familjes Kodheli. Në vitin 1907 Studio merr emrin “Dritëshkroja Marubi” dhe udhëhiqet nga Kel Maurbi. Studio do të vazhdoj krijimtarinë deri në fund të viteve 1970 drejtuar më pas nga Gegë Marubi i cili ishte ndër 11 nxënësit e parë të cilët mbaruan Shkollën e Fotografisë së vëllezërve Lumiere në Paris. I gjithë koleksioni i dinastisë Marubi ka 100,000 fotografi, por në vitet 1970, politikat e shtetit të asaj kohe vendosin që të gjithë këtë koleksion ta shtetizojnë dhe ta kalojnë në Muzeun Historik të qytetit të Shkodrës dhe kështu për herë të parë merr formë ky arkiv. Sot, Fototeka Kombëtare “Marubi” ruan rreth 500,000 negativë, që e bëjnë atë një nga arkivët më të pasur jo vetëm të Ballkanit por edhe të Evropës.

Drejtori Luçjan Bedeni shprehet se se në ekspozitë do të paraqiten fotografët nga familja Marubi; Pietro Marubbi, Kel Marubi, Gegë Marubi si dhe fotografë tjerë po aq të rëndëshishëm si Kol Idromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Angjelin Nënshati.

Artisti Zef Paci në konferencën për shtyp shprehet për aktivitetin e studios “Marubi”, duke treguar se mediumi i fotografisë në Shqipëri arriti dhe u zhvillua në të njejtën kohë me vendet e tjera të Evropës. Fotografët e studios “Marubi” kuptuan se përveç përmbushjes së dëshirës së njerëzve për të pasur një imazh të njëmend dhe asaj të fotografit për të pasur një shpërblim shpirtëror e material, studio mund të shërbente edhe si një vend ku mund të bëhej i mundur kujtimi i gjërave të humbura. Marubët u kujtuan se duke ruajtur negativët mund të ndihmonin kujtesën e njerëzve. Paci tha se në arkivën Marubi gjejmë fotografi të çmueshme si në askpektin antropologjik dhe në atë historik duke përfshirë njerëz të shtresave, besimeve, prejardhjeve të ndryshme si dhe ngjarje, ceremoni, gara, festa dhe varrime ku pikërisht mund të hetohet një askpekt i objektivit të lëvizshëm të një ekspozite.{:}