Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shqipëria dhe Kosova do të nisin konkretisht punën në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për një bashkëpunim dhe bashkëveprim në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.
Ky takim do të jetë i dyti me radhë pas atij të mbajtur në dhjetor të  vitit 2013  dhe vjen pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren.
Në këtë takim do të diskutohet për tri pika: Hartimin e kalendarit të përbashkët kulturor, bashkëpunimin për harmonizimin e legjislacionit dhe bashkëpunimin për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Aktiviteti i parashikuar do të zgjasë gjithë ditën, duke filluar nga ora 11.00 me një takim të përbashkët të gjithë delegacioneve, pastaj do të vazhdojë me takime të veçanta mes krerëve të institucioneve të dy vendeve dhe do të përfundojë në ora 16.30 me një konferencë të përbashkët për shtyp ku do të publikohen idetë e para konkrete të kalendarit të përbashkët kulturor.
Delegacioni nga Kosova me në krye Ministrin Memli Krasniqi përbëhet nga rreth 20 përfaqësues të institucioneve të artit dhe kulturës  e trashëgimisë , të cilët do të priten nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, stafi i saj dhe rreth 20 përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë.
Kalendari nis me datën 14 Shkurt, kur Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në hapjen e  ekspozitës  të Muzeut  Marubi  në Prishtinë “Objektivi i lëvizshëm i një arkivi” Fototeka dhe Galeria Kombëtare e Kosovës .

TIRANË, 13.02.2014
Galeria Kombëtare e Arteve, ora 11.00 -17.00

Për hartë interaktive klikoni në www.openstreetmap.org{:}