Ministry of Economy, Culture and Innovation

Onufri XX    Ekspozita  në GKA “Elozhe Dyshimit”

Për të 20-in vit me radhë, u hap në GKA ekspozita ndërkombëtare  “Onufri XX” me temen “Elozhe dyshimit”.  Në hapjen e ekspozitës ishte e pranishme Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi. Me pjesemarrjen e artistëve, miqve dhe artdashesve të artit pamor.  Mes 130 aplikimeve, u përzgjodhën vetëm 12 artistë, të cilët ofrojnë një ansambël punësh, në mediume të ndryshme, si fotografi, instalacion, videoprojeksion, etj, përmes së cilave sjellin situatën në të cilën ndodhen jo vetëm artistët shqiptarë, por  edhe artiste të huaj jashtë vendit. Fituesi i konkursit “Onufri XX-të” do të shpallet në fund të muajit janar, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 shkurt 2014{:}