Ministry of Economy, Culture and Innovation

Provinca Françeskane Shqipëtare «Zoja Nunciatë» dhe Ministria e Kulturës kanë nderin t’ju ftojnë në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të revistës kulturore «Hylli i Dritës»që do të zhvillohet më datën 2 dhjetor 2013 në orën 16°°pranë Kishës Françeskane në Gjuhadol – Shkodër.

Programi i jubileut do të fillojë me hapjen e këtij kremtimi nga ana e Ardian Ndrecës kryeredaktorit të tanishëm të revistës “Hylli i dritës” dhe moderator i këtij aktiviteti. Pas kësaj do të mbajë fjalën përshëndetëse Znj. Kumbaro.

Po ashtu do të mbahen katër kumtesa nga:

Aurel  Plasari: Hylli i Dritës në periudhën 1993-1997.

Bardhyl  Demiraj: Hylli i Dritës votër kulture, studimet gjuhësore e filologjike

Persida  Asllani: Gjergj Fishta si themelues i revistës

Italo Sarro: Kontributi dhe veprimtaria e françeskanëve në shekujt XVII-XVIII sipas dokumenteve të Propagandës Fide. Gjatë kremtimit do të luhen edhe katër pjesë muzikore.

Pjesët do të jenë nga krijimtaria e kompozitorit françeskan Atë Martin Gjoka: Preludiume, Interludiume, Ofertoriume“E pra un jam Ora e Shqypnís”, “Vdekja mbi flamur”, “Dy lule mbi vorr të Skandëbegut”

Do të ketë edhe tre recitime: dy poezi dhe nji prozë e shkurtë, prej Fishtës, Harapit dhe Prennushit.{:}