Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=8586]

Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe British Council Albania organizuan më datën 21 nëntor, për herë të parë në ambientet e saj një takim me përfaqësuesit e skenës së artit bashkëkohor në Tiranë dhe Shqipëri. Ky takim u organizua në bashkëpunim me British Council Albania me rastin e vizitës së Z. Andy Eagle në Tiranë. Z. Eagle, Drejtor Ekzekutiv i qendrës artistike Chapter në Cardiff të Britanisë së Madhe, është zgjedhur nga British Council për të vlerësuar situatën e financimit të artit, strategjive të stimulimit të sipërmarrjes krijuese dhe mundësive të bashkëpunimit midis Chapter dhe organizatave e nismave të ngjashme në Shqipëri dhe rajon. Përzgjedhja e organizatave dhe individëve që morën pjesë në takimin me Z. Eagle, e bërë nga Ministria e Kulturws , pasqyron vullnetin e Ministrisë për t’u njohur më nga afër me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë dhe Shqipëri dhe për të bërë hapat e parë drejt nisjes së një dialogu midis Ministrisë dhe organizatave dhe individëve të ndryshëm që punojnë në këtë fushë. Para takimit me përfaqësuesit e skenës së artit bashkëkohor, Z. Eagle pati një takim kokë më kokë me Ministren e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro. {:}