Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të javës së aktiviteteve me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve  MK ka menduar të jetë pjesë e  kësaj dite duke sensibilizuar  nëpërmjet artit, duke e patur edhe një nga pikat e prioriteteve në program të saj, edukimin artistik nëpërmjet Artit.

Teatri i Kukullave do të qendrojë i hapur  përgjate ditës me aktivitete dhe sensibilizim në kuadër të kësaj dite. Konventa për të drejtat e fëmijëve njeh fëmijët si individë që janë mbajtës të të drejtave, duke u garantuar atyre, sipas përshtatjes, aftësinë e të zhvilluarit, të drejtën për identitet, për jetë private, për informacion, për mendim, ndërgjegje dhe besim, për t’u shprehur dhe për t’u organizuar. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi do të jetë në një intervistë të veçantë me nxënësit e shkollës «Konferenca e Pezës» dhe Jeronim de Rada», të cilët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve do të jenë “gazetarët” e ditës.

Bazuar në konventë, të drejtat e fëmijëve paraqiten në katër parime bazë, si mosdiskriminimi, interes më të lartë për fëmijët, e drejta për të jetuar e për t’u zhvilluar, si dhe respektimi i pikëpamjeve të tij.{:}