Ministry of Economy, Culture and Innovation

Me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të  poetit, kritikut dhe botuesit Drago Siliqi,  familja, miqtë, kolegët  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, organizuan një pasdite përkujtimore, ku folën miq dhe njohës të veprës së tij.

 

Drago Siliqi, u nda nga jeta në moshën 33 vjecare, gjatë një aksidenti ajror.

Miku dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, vlerat e intelektualit të rëndësishëm të viteve 40- 60 Drago Siliqit i cilëson simbolikisht “një jetë e shkurtër, një emër jetëgjatë”
Jeta e Drago Siliqit u ndërpre tragjikisht, në një aksident ajror në Siberi , kur ishte vetëm 33 vjeç. Pas gjysmë shekulli vjen përmes kumtesave të kritikëve me vlerat si poet e kritik, përkthyes e publicist, Drago Siliqi, si përkthyes e botues, i solli lexuesit shqiptar për herë të parë emrat e njohur të letërsisë botërore si Drajzer, Heminguej, Eluar e Remark.{:}