Ministry of Economy, Culture and Innovation

Konkursi i pikturës për të inkurajuar artistët e rinj shqiptarë nga 18 deri në 35 vjeç, “Live art”, u finalizua mbrëmjen e sotme me një ekspozitë të çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, artistë dhe miq të artit. Kryeministri  i dorëzoi çmimin e parë artistit Enkelejd Zonja për pikturën “Kabareja e Shallit të Kuq”. Rama përshëndeti konkursin e organizuar. Çmimin e dytë e fitoi Genti Korini, ndërsa çmimin e tretë Ledio Xhaferri.

Kjo ekspozitë është një mundësi unike që u hapi dyert 25 finalistëve të ekspozojnë punët e tyre në 5 ekspozitat e planifikuara të çelen me këtë rast në 5 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë përgjatë muajve shtator – nëntor 2013.

 

Veprat u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare profesionale.

Juria e nderuar, e cila me një diversitet mendimi përzgjodhi 3 finalistët e këtij konkursi përbëhet nga Z.Artan Shabani, Z. Ivan Quaroni dhe Z. Elvis Hoxha

 

Përmes këtij konkursi, të organizuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, kjo e fundit vë në pah përkushtimin e saj në inkurajimin dhe financimin jo vetëm të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe të jetës së tij kulturore e shpirtërore, përmes promovimit të artistëve të rinj dhe gjeneratave krijuese.{:}