Ministry of Economy, Culture and Innovation

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një tjetër sukses në punën për njohjen e pensioneve!
Kjo marrëveshje e shumëpritur ju siguron bashkëatdhetarëve tanë shpërblimin dhe të drejta të barabarta për punën dhe mundin e tyre ndër vite.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20,000 shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë!
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për:
– pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar;
– sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;
– sigurimin e papunësisë.