Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në ditën e festës së 7 Marsit, u ndalëm tek një prej profileve që çdo ditë e më shumë po merr vëmendjen e duhur, e që sot e meriton plotësisht mbështetjen e të gjithëve – mësuesit e arsimit profesional, që ndiqet çdo vit nga mbi 16 mijë nxënës!

Pikërisht falë përkushtimit të tyre si udhërrëfyes të së ardhmes, rreth 57% e të certifikuarve dhe të diplomuarve në 31 shkollat e mesme profesionale dhe 10 qendrat e formimit profesional publik, punësohen deri në 6 muaj pas përfundimit të shkollës.

Në 1,759 mësimdhënës të sistemit AFP në mbarë vendin, 730 prej tyre janë mësues të kulturës profesionale që kontribuojnë në përgatitjen e të rinjve për t’u integruar me sukses në tregun e punës, duke ndikuar në mirëqenien shoqërore dhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.