Ministry of Economy, Culture and Innovation

Terminal për Tiranën” një instalacion artistik unik, i vendosur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, nga artistja polake🇵🇱Karolina Halatek, kuruar nga Adela Demetja – Tirana Art Lab në bashkëpunim me arkitektët Elian Stefa dhe Dea Buza.
Veprat e artit në hapësira publike janë tregues të rëndësishëm të zhvillimit ndërkulturor duke i dhënë një dimension tërësisht të ri hapësirave ku instalohen.
“Terminal për Tiranën” është një ndër projektet fituese të thirrjes “Art në Hapësira Publike”, e cila synon përfshirjen e artit si pjesë integrale e komunitetit, duke i kthyer këto vepra në pika interesi turizmi kulturor.
MEKI do të vijojë të mbështesë projekte të tilla, si një mundësi për të sjellë artin dhe kulturën më pranë nesh.