Ministry of Economy, Culture and Innovation

Mbledhja e Këshillit Shqiptar të Investimeve 2024, për adresimin e sfidave me të cilat përballen sipërmarrësit, veçanërisht në lidhje me politikat dhe administratën fiskale. Fokus tek ngritja dhe miratimi i rekomandimeve, të cilat lehtësojnë punën dhe rrisin konkurrencën.

Përmirësimi i komunikimit mes sipërmarrësve dhe administratës tatimore, si dhe modernizimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve është një hap i rëndësishëm për të rritur efikasitetin dhe transparencën. Do të jemi krah sipërmarrjes për të lehtësuar e nxitur punën e tyre, si motori kryesor për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Krijimi i një klime sa më të favorshme për biznesin mbetet një ndër prioritetet tona kryesore, drejt një tregu me standarde e siguri cilësie.