Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në një kohë rekord, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, finalizoi një proces që kërkonte guxim e që pritej prej vitesh, duke plotësuar dokumentacionin dhe propozuar për Këshillin e Ministrave vendimin historik për të bërë realitet parkun e parë teknologjik dhe shkencor shqiptar.
DURANA Tech Park ofron avantazhe nxitëse, financiare dhe administrative, për kompanitë e IT dhe nomadët digjitalë. Kjo qendër, që do të vijojë të zgjerohet në sipërfaqe, do të revolucionarizojë peisazhin e skenën teknologjike, duke ofruar një sërë mundësish nga dizajni i softuerit deri te hulumtimi i robotikës.