Ministry of Economy, Culture and Innovation

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare vijoi nga data 13 deri më 19 maj me Francën. Koncerte, ekspozita, shfaqje, kulinari, lojëra, dhe argëtimi francez do të shpërndahen në disa aktivitete.
E veçanta e Javës Kulturore të Francës, ishte shfaqja ujore dhe piroteknike “Fou de bassin” e ardhur nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkë- kohor në Francë.
15 artistë performuan në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës në datat 15 dhe 16 maj dhe shfaqja ishte e aksesueshme për të gjithë publikun, falas.“Fous de Bassin”, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma