Ministry of Economy, Culture and Innovation

Pas Francës, radha ishte e Javës Kulturore Greke, e cila nisi më 22 maj me një performancë kontemporane mjaft klas dhe elegancë nga koreografi i njohur Yannis Adoniou.
Së bashku me produksionin KUNST STOFF dhe nën tingujt muzikorë të Nikos Giannios, me qindra qytetarë që kishin mbushur Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, shijuan mitin e Letos. E ndërsa në Tiranë po performonte Adoniou, në Korçë të gjithë artdashësit po shijonin një natë poetike që iu përkushtua trashëgimisë letrare të poetit të famshëm grek Giannis Ritsos.- Java Kulturore Greke, nuk kishte si të përfundonte ndryshe përveç se me film. Ishin shfaqjet e katër filmave me metrazh të shkurtër të shfaqur tek “Arturbina”, në Tiranë që ulën siparin e aktiviteteve të Greqisë.