Mirëpritëm në MEKI delegacionin bavarez me në krye Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Z. Eric Beißwenger, ku vlerësuam se raportet e mira mes Bavarisë dhe Shqipërisë, janë një bazë e rëndësishme për të rritur më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomik.
Investimet direkte bavareze janë të mirëpritu- ra në vendin tonë, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, telekomunikacionit, infrastrukturës, bujqësisë, por edhe në shumë sektorë të tjerë.
Në takim theksuam gjithashtu rëndësinë e aftësimit profesional dhe punësimit, ku në këtë pikë asistenca bavareze me projekte konkrete është një mbështetje e madhe.