Ministry of Economy, Culture and Innovation

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, organizon edicionin e tretë të “Fondit të Teatrit për të Rinj” 2024.Ky fond kërkon të sjellë në vëmendje dramaturgjinë bashkëkohore shqiptare dhe të huaj, gjithë përfshirjen e artistëve të rinj, pasurimin e jetës teatrore shqiptare nëpërmjet kontributit dhe vizionit të të rinjve të fushës. Projektet teatrore përfituese nga ky fond realizohen nën kujdes- in e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me teatrot e rretheve dhe Universitetin e Arteve.