Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kalaja e Ishmit u restaurua falë programit #EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në ceremoninë e sotme të inaugurimit morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia e Durrësit.

Në pjesën lindore të kalasë, pjesë e bashkisë Durrës, mund të shohësh pllajën e Ishmit dhe malet Krujë-Dajt ndërsa në perëndim, deltën e lumit Ishëm, Kepin e Rodonit dhe një pjesë të bregut të detit Adriatik. Ky sit u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe ishte në gjendje kritike para restaurimit.