Ministry of Economy, Culture and Innovation

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po vijon me kontrollet e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve në punë, përmirësimin e kushteve për punëmarrësit që punojnë në këtë sektor, si dhe për forcimin e kulturës për siguri në punë.
Do të bëhet rivlerësimi i roleve koordinuese për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier dhe personave përgjegjës, duke u përcaktuar detyra të qarta dhe përgjegjësi direkte për respektimin e rregullave të punës në kantier.
Çdo punëmarrës i kantierit duhet të jetë i deklaruar dhe i instruktuar me rregullat e sigurisë në punë si dhe përdorimin gjatë punës të pajisjeve mbrojtëse individuale janë vetëm disa prej pikave mbi rritjen e kulturës e ndërgjegjësimit për të gjithë, për të garantuar vende pune të sigurta dhe të shëndetshme për çdo punëmarrës që punon në këtë sektor. Për shkelësit e ligjit, do të ketë tolerancë zero, në çdo rast që do të konstatohet nga Inspektorët e Punës!