Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ky sezon veror vjen me një kalendar të pasur dhe të larmishëm kulturor dhe artistik për vitin 2024, i cili është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë në aplikacionin “Tourism Events Albania”!
MEKI mbështet mbi 2,300 evente kulturore gjatë gjithë vitit 2024, ku vetëm në periudhën maj-qershor të këtij viti, kemi mbështetur plot 275 aktivitete të skenës së pavarur, duke përfshirë shfaqje, festivale dhe evente falas në natyrë. Këto aktivitete shtrihen në të gjithë vendin dhe janë lehtësisht të aksesueshme përmes aplikacionit TEA. Do të vijojmë të pasurojmë kalendarin artistik e kulturor, duke rritur mbështetjen për kulturën, artin, trashëgiminë, traditat, etnografinë, folklorin dhe gjithçka që na bën krenarë që jemi shqiptarë.