Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e ka cilësuar si një hap mjaft pozitiv mbështetjen e profesionistëve të Administratës Publike, nëpërmjet programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave. Ky program ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë.
Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë: arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga Buxheti i Shtetit, miratuar në mbledhjen e Qeverisë me propozimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!
Së shpejti, aplikimi në e-albania.al!