Ministry of Economy, Culture and Innovation
Hapen aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të Administratës Publike!

 

Aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:
  • Ministria e Brendshme;
  • Ministria e Mbrojtjes;
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit;
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social;
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Dokumentacioni i nevojshëm që ngarkohet nga aplikanti:
  • Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
  • Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
  • Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).
Afati i fundit i aplikimit: 14.08.2024, ora 09:00