Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zgjerimi i aftësive të Pronësisë Intelektuale, WIPO ofron program 2-vjeçar për 10 profesionistë të rinj

Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO-së (YEP) synon të përmirësojë dhe zgjerojë aftësitë e brezit të ardhshëm të drejtuesve globalë të Pronësisë Intelektuale (PI) për të ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve të inovacionit, në mbarë botën.

Nëpërmjet këtij programi konkurrues 2-vjeçar, 10 profesionistë të rinj dhe të talentuar do të punojnë drejtpërdrejt në iniciativat e ndryshme të ËIPO-s. Programi ofron ekspozim ndaj aspekteve teknike dhe strategjike të PI-së, duke i lejuar pjesëmarrësit e YEP të fitojnë aftësi dhe njohuri, që mund të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të vendeve dhe rajoneve të tyre respektive.

Kjo, është një mundësi unike për karrierën tuaj dhe një program lidershipi për jetën!
YEP nuk synohet si një mjet për rekrutimin në ËIPO, por për të rritur udhëheqësit e PI-së, të cilët më pas, mund të bëjnë ndryshimin në terren, në vende të ndryshme të botës. Si i tillë dhe në përputhje me praktikën në programe të ngjashme, pjesëmarrësit në YEP nuk do të lejohen të aplikojnë për asnjë punësim në ËIPO gjatë kohës së tyre si YEP. Ata që marrin pjesë, gjithashtu, nuk do të lejohen të punojnë në/ose për ËIPO-n, në dy vitet pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në YEP.

𝑰𝒏𝒇𝒐𝒓𝒎𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏𝒆 𝒕ë 𝒓ë𝒏𝒅ë𝒔𝒊𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒑ë𝒓 𝒑𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒏
Vendndodhja: Gjenevë, Zvicër
Kohëzgjatja: 24 muaj
Afati i aplikimit: 15 gusht
Kërkesat:
• Maksimumi 35 vjeç, në momentin e dorëzimit të aplikimit;
• Në dispozicion për 24 muaj për vitin 2025 – 2026;
• Një diplomë universitare;
• Së paku 2 vjet përvojë, në fusha të ngjashme;
• Aftësi të shkëlqyera analitike, kërkimore dhe organizative;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
• Anglisht e folur dhe e shkruar shkëlqyeshëm;
• Njohuri ose përvojë në fushën e PI-së, inovacion ose kreativitet.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni KËTU!