Ministry of Economy, Culture and Innovation
Të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria në kuadër të programit “Trashëgimia dje, sot dhe nesër”, zhvilluan ekspeditën e tyre në sitet historike të arkeologjisë shqiptare🕵🏻,si pjesë e shkëmbimit rinor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, Departamentin e Rinisë të MKRS-së të Kosovës dhe në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore-MEKI.
Ata u ndalën në disa pika kryesore dhe mjaft interesante si Kalaja e Ishmit, Kalaja e Bashtovës, Parku Arkeologjik i Apollonisë, Amfiteatri i Durrësit etj., ku u njohën me historinë e trashëgimisë tonë të pasur kulturore.
Në këtë nismë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, garanton mbështetjen e plotë për të shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm për të rinjtë.