Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ka rinisur Projekti kërkimor shkencor “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zvicerian në fshatit Lin.
Rezultatet e vitit 2023 si dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Bernës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit Lin 3 si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.
Rezultatet mbresëlënëse të studimit të materialit arkeologjik, bindën studiuesit për intensifikimin e hulumtimeve për vitin 2024. Pas një ndërprjeje, rinisin gërmimet në tokë dhe nën ujë, në afërsi të fshatit Buqezë të Pogradecit duke nxjerrë në dritë elementë të rinj. Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqëndrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njejtës periudhë në pellgun e Korçës.
Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.