Ministry of Economy, Culture and Innovation
118 organe vlerësimi të konformitetit janë akredituar gjatë 6 mujorit të parë të vitit, duke shënuar një rritje prej +6% krahasuar me 2023. Këto organe janë kyçe për sigurimin e përputhshmërisë së produkteve dhe shërbimeve me standardet ndërkombëtare.
60 laboratorë janë akredituar gjithashtu, me një rritje prej +11% nga viti i kaluar. Të pajisur me teknologjitë më të fundit, këta laboratorë kryejnë testime të sakta dhe të besueshme.
59 organe certifikuese dhe inspektuese janë akredituar në 2024, një rritje prej +13% krahasuar me 2023, duke siguruar që produktet dhe proceset të përmbushin standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.