Ministry of Economy, Culture and Innovation
Kisha e Shën Mërisë në Mamurras, një perlë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Kurbinit, ndërtuar rreth shekullit XI, e ku Gjergj Kastrioti e Donika thuhet e vizitonin për meshë apo kremtimin e ceremonive fetare.
Ky objekt i shenjtë, një dëshmi e epokës bizantine, pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019, falë partneritetit të MEKI-it me EU4Culture dhe UNOPS, është kthyer tashmë në një gur themeli të një lulëzimi të ri, përmes një turizmi të qëndrueshëm në gjendje për të prodhuar mirëqënie për të gjithë zonën.
Po përpos vlerave të jashtëzakonshme historike e kulturore, ky vend ka një tjetër trashëgimi të jashtëzakonshme unike shqiptare, atë të harmonisë ekzemplare midis besimeve fetare.