Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Koncensioneve dhe Partneriteteve – Sektori i Kontratave
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ndjek dhe udhëzon në aspektin ekonomiko-financiar si dhe të analizës së risqeve lidhur me projektet/kontratat e koncesioneve/partneritetit publik privat të cilat paraqiten për miratim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nga autoritetet kontraktuese, bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga Autoriteti Kontraktues, në përputhje me legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat, brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë përgjegjëse;
  • Njek dhe udhëzon në aspektin ekonomiko-financiar çdo kontratë koncesioni/partneriteti publik privat, e cila pëson ndryshime apo transferime dhe paraqitet për miratim nga autoritetet kontraktuese në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe çdo angazhim apo dokument tjetër që paraqitet nga Autoritetet Kontraktuese për mendim/vlerësim në Ministrinë përgjegjëse në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet dhe partneritetin publik privat, brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë përgjegjëse së MEKI-t;
  • Njek procesin e punës dhe këshillon për përgatitjen e materialit mbi kërkesat për dhënie mendimi dhe trajtimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e koncesioneve/partneritetit publik privat, si dhe të praktikave të tjera që lidhen me këtë fushë të cilat paraqiten pranë Drejtorisë së Koncensioneve;
  • Ndjek dhe udhëzon procesin e analizës së punës në aspektin formalo-juridik/ekonomiko-financiar praktikat e projekteve koncension/partneritet publik privat të kontraktuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të cilat pësojnë ndryshime apo transferime të kontratës.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike/Shkenca Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al