Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Pronës Shtetërore, Sektori i Politikave të Përdorimit të Pronës
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Përgatit materialet për procedurat e konkurimit për dhënien me qira të pronës shtetërore deri në lidhjen e kontratave përkatëse;
  • Monitoron zbatimin e detyrave në procesin e dhënies me qira të pasurive të paluajtshme të institucioneve shtetërore, shoqërive tregtare me kapital 100% shtetëror dhe ish- ndërmarrjeve shtetërore;
  • Monitoron realizimin e kushteve të kontratave të qirasë dhe enfiteozës, bazuar në informacionin e dërguar nga njësitë monitoruese, ku MEKI përfaqëson të drejtën e “Qiradhënësit”;
  • Kontribuon në përgatitjen e dokumentacionit ligjor dhe teknik për shpalljen e Zonave Teknologjike Zhvillimit Ekonomik/Parqeve Teknologjike dhe Shkencore, si dhe jep mendim mbi dokumentacionin e paraqitur nga subjekti i interesuar për përdorues ne Zonë.
  • Kryen monitorimin e punës së zhvilluesit për ndërtimin e Zonave Teknologjike Zhvillimit Ekonomik/Parqeve Teknologjike dhe Shkencore në të gjitha fazat e ndërtimit të saj, sipas projekteve të paraqitura dhe të miratuara nga organet kompetente.
  • Ndjek detyrat për miratimin e përdoruesve ose operatorëve dhe mbikëqyr aktivitetin e tyre, në përputhje me kushtet e përcaktuara në kontratat e lidhura me zhvilluesin;
  • Mbikëqyr procesin e miratimit të programeve të zhvillimit për shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 %.;
  • Ndjek në vazhdimësi veprimtarinë e këshillave mbikëqyrës duke mbajtur korrespondencë me ministritë e linjës dhe përgatit aktet administrative për to;
  • Propozon për miratim audituesit ligjor për auditimin e shoqërive me kapital shtetëror;
  • Mbikëqyr procesin e miratimit të pasqyrave financiare të shoqërive me kapital tërësisht ose pjesërisht shtetëror dhe propozon shpërndarjen e rezultatit financiar;
  • Monitoron procesin e analizës financiare të shoqërive me paaftësi paguese dhe propozon kalimin e tyre në privatizim apo likuidim duke dhënë argumentat përkatës;
  • Mbikëqyr procesin e miratimit të qendrimeve për përfaqësuesin e Shtetit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve dhe të Ortakëve.;
  • Propozon per miratim ndryshimet e statuteve të shoqërive si dhe sistemimin e kapitalit të shoqërive sipas modaliteteve të ligjit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike/ Shkenca Ekonomike/Shkenca Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al