Ministry of Economy, Culture and Innovation

 

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Privatizimit, Sektori i Privatizimit dhe Monitorimit të Shoqërive në Likuidim
    • Specialist – Kategoria e pagës IIV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ofron mbështetje në hartimin e politikave dhe planeve të veprimit për privatizimin e shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik e jo strategjik, si dhe për procedurën e likuidimit të shoqërive me kapital 100% shtetëror me status ‘’në likuidim”, duke ushtruar të drejtën e pronarit shtet, për të siguruar të ardhura maksimale;
  • Zbaton detyrat lidhur me procedurat e privatizimit të shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik dhe jo strategjik;
  • Analizon raportin e pasqyrave financiare nga audituesi dhe përgatit relacionin me qëllim miratimin ose jo të pasqyrave nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve;
  • Zbaton detyrat që lidhen me procedurat e likuidimit të shoqërive me kapital 100% shtetëror me status ‘’në likuidim’’, në lidhje me aktivitetin dhe shitjen e asteve të tyre nëpërmjet ankandit publik;
  • Mbikëqyr veprimtarineë ekonomiko-financiare të shoqërive në likujdim dhe përgatit raportet periodike vjetore për shoqëritë;
  • Verifikon dosjen e dokumentacionit të privatizimit të shoqërive tregtare shtetërore të përfshirë në procedurë privatizimi nga struktura përkatëse e ministrisë, të dokumentacionit të vlerësimit të pasurive që do të shiten, duke zbatuar procedurat në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi;
  • Përgatit përgjigjet për kërkesat/ankesat e qytetarëve apo institucioneve të interesuara për procesin e privatizimit në përputhje me afatet dhe legjislacionin në fuqi.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al