Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë , Drejtoria e Politikave të Tregut të Brendshëm, Sektori i Lëvizjes së Lirë të Mallrave
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Zhvillon dhe implementon planet dhe strategjitë e digjitalizimit për të përmirësuar dhe lehtësuar proceset e ndryshme në sektorin publik dhe privat;
  • Bashkëpunon me institucionet e tjera publike për të siguruar që inovacioni dhe teknologjia e informacionit të përdoret në mënyrë efikase dhe të koordinohet në të gjithë administratën shtetërore;
  • Monitoron performancën e aplikacioneve dhe sistemeve digjitale dhe vlerëson për të identifikuar mundësitë e përmirësimit dhe për të siguruar që ata përmbushin nevojat e përdoruesve;
  • Analizon dhe vlerëson nevojat e institucionit në lidhje me përdorimin e teknologjisë digjitale dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim dhe modernizim;
  • Mbledh informacionin dhe raporton për të gjitha sistemet në zotërim apo shfrytëzim të institucionit që janë pjesë e infrastrukturës qendrore dhe varësisë;
  • Propozon zgjidhje inovative për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e teknologjisë digjitale;
  • Monitoron dhe analizon shërbimet publike që ofron institucioni, duke përdorur teknologjinë digjitale për të lehtësuar qasjen dhe përmirësuar përdorimin e tyre;
  • Monitoron performancën e sistemeve të teknologjisë së informacionit për institucionin dhe ato të varësisë;
  • Zhvillon raporte dhe analiza të performancës duke përgatitur dhe prezantuar raporte dhe analiza periodike mbi përparimin e zbatimit të projekteve të reja digjitale në institucion;
  • Harton raporte të detajuara periodike që analizojnë situatën e sistemeve të teknologjisë së informacionit duke patur në vëmendje pasqyrimin e situatës reale.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion

APLIKO TANI: www.dap.gov.al