Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në konferencën për gjetjet e Raportit të OECD mbi Konkurrueshmërinë për Ballkanin Perëndimor 2024, që është një pasqyrë e progresit të realizuar nga Shqipëria, matur nga një barometër prej 15 komponentësh kryesor dhe 440 treguesish cilësor e sasior, që skanojnë në rreze X ekonominë tonë, e pozicionuar më mirë në 14 nga 15 fusha me një vit më parë, dhe si lider në rajon në 13 nga 15 dimensionet kryesore!


Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me znj. Marzena Kisielewska, Kryetare e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD dhe Z. Silvio Gonzato, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët përgëzuan përparimin e Shqipërisë në fusha të rëndësishme si:


– politikat e punësimit;
– turizmit;
– tregtisë;
– politikat anti-korrupsion;
– bujqësisë;
– edukimi dhe digjitalizimi;
– energjisë;
– aksesi në financë;


Gjithashtu u diskutua mbi hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e mëtejshëm në fushat e tjera, ku BE dhe OECD garantuan mbështetjen e tyre të plotë.


 Raporti zyrtar përmes platformës online: https://westernbalkans-competitiveness.oecd.org/