Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Koncensioneve dhe Partneriteteve – Sektori i Kontratave
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ndjek procesin e hartimit të kontratave të koncensioneve dhe partneriteteve, në të cilat Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është autoritet konktraktues pёrmes informacionit tё pёrfituar nga strukturat/njёsitё monitoruese tё caktuar nga titullari i Autoritetit Kontraktues, si dhe të gjithë kontratave të tjera te koncensioneve /partneritet publik privat mbi bazёn e informacionit që raportohen nga autoritetet kontraktuese sipas formateve të përcaktuara.
  • Përgatit informacionet periodike jo më pak se një herë në tre muaj dhe informon në çdo kohë, në bazë të raportimeve që merr nga strukturat/personat përgjegjës, mbi gjendjen e zbatimit të kontratave koncensionare, në të cilat Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është autoritet konktraktues si dhe për të gjithë kontratat e tjera të koncensionit/partneritet publik privat që raportohen nga autoritetet kontraktuese.
  • Ndjek dhe kryen verifikimin e arkëtimit të tarifës koncensionare sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për koncensionet/partneritetin publik privat, në bashkëpunim me drejtorinë përgjegjëse për financat në Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

APLIKO TANI: www.dap.gov.al