Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Koncensioneve dhe Partneriteteve – Sektori i Monitorimit
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ofron mbështetje në përgatitjen e materialit mbi kërkesat për dhënie mendimi dhe trajtimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e koncesioneve/partneritetit publik privat, si dhe të praktikave të tjera që lidhen me këtë fushë të cilat paraqiten pranë Drejtorisë së Koncensioneve.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e kontratave të koncesioneve, në të cilat Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është autoritet konktraktues, përmes informacionit të përfituar nga strukturat/njësitë monitoruese të caktuar nga titullari i Autoritetit Kontraktues, me qëllim evidentimin e problematikave dhe mbarëvajtjen e kontratave.
  • Përgatit informacione periodike jo më pak se një herë në tre muaj dhe informon në çdo kohë në bazë të raportimeve që merr nga strukturat/personat përgjegjës mbi gjendjen e zbatimit të kontratave koncensionare në të cilat Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është autoritet konktraktues si dhe për të gjithë kontratat e tjera të koncensionit/ partneritet publik privat që raportohen nga autoritetet kontraktuese

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Juridike/Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

APLIKO TANI: www.dap.gov.al