Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore  – DDrejtoria e Marrëdhënieve të Punës, Sigurisë dhe Shëndetit – Sektori i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Organizon dhe drejton punën e sektorit, për hartimin, zhvillimin dhe monitorimin e politikave dhe programeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbarëvajtjen e procesit të inspektimit të punës.
  • Përcakton objektivat dhe planin e veprimtarisë së Sektorit me qëllim hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe inspektimit të punës;
  • Monitoron procesin e hartimit, miratimit dhe zbatimit të politikave dhe programeve për sigurinë, shëndetit dhe inspektimin e punës, në fuksion të: mbrojtjes së punëmarrësve dhe garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë; plotësimit të standarteve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe inspektimit të punës; sigurimit të kushteve dinjitoze në punë, parandalimin e aksidenteve në punë.
  • Bashkërendon dhe koordinon punën me Inspektoratin e Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), për të siguruar zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, nga subjektet private, institucionet publike.
  • Koordinon punën me strukturat e tjera në Ministrinë e Financave dhe ekonomisë dhe ministritë e linjës, si dhe institucioneve të tjera, mbi proceset e integrimit Evropian nëpërmjet realizimit të detyrimeve në kuadër të kapitujve përkatës në PKIE dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin si palë në konventa, protokolle dhe marrëveshje një ose shumëpalëshe, për fushat e përgjegjësisë që mbulon sektori;
  • Përfaqëson, instritucionin/në marrëdhënie me institucionet qendrore dhe vendore, me ente të tjera publike, me institucione shkencore dhe organizata të shoqërisë civile, vendase dhe të huaja, si dhe me të tretët, në përputhje me delegimet dhe autorizimet e dhëna nga titullarët;
  • Bashkërendon dhe koordinon punën e sektorit, me institucionet shtetërore dhe private, me institucione shkencore dhe organizata të shoqërisë civile, vendase dhe të huaja, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin si anëtarë të grupeve të punës, institucionalë dhe ndërinstitucionalë;
  • Organizon dhe drejton punën stafit të sektorit, për dhënien e mendimeve për aktet ligjore dhe nënligjore të dërguara për mendim nga ministritë e linjës dhe institucionet qëndrore, të cilat koordinohen nga struktura rregullatore dhe juridike, duke respektuar afatet e përcaktuara;
  • Mbështet dhe orienton burimet njerëzore në dispozicon, për përditësimin e vazhdueshëm me trended, arritjet, inovacionet dhe praktikat më të mira në nivel ndërkombëtar, në fushën e sigurisë, shëndetit dhe inspektimit në punës, me qëllim që të sigurohet cilësia, sasia, realizimi në kohë dhe rezultate të matshme lidhur me objektivat e planifikuara.
  • Mbështet dhe këshillon Drejtorin e Përgjithshëm dhe titullarët e ministrisë, në mënyrë të paanshme dhe profesionale mbi çështje të ndryshme, në fushat e përgjegjësisë së sektorit;
  • Krijon marrëdhënie bashkëpunimi me përfaqësuesit e sindikatave (punëmarrësit) dhe organizatave të biznesit (punëdhënësit) për garantimin e bashkëpunimit trepalësh (punëdhënës/punëmarrës /shtet), si dhe me palë të interesuara vendase dhe të huaja, që operojnë në në fushat e sigurisë, shëndetit dhe inspektimit të punës;
  • Organizon dhe drejton burimet njerëzore në dispozicon, për kryerjen e detyrave specifike të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë/Drejtori i Përgjithshëm dhe titullarët e ministrisë, që lidhen me fushat e përgjegjësisë së sektorit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike/ e barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al